Flash News

Rajoni

Si injorohet Aleksandër Vuçiç gjatë samitit në Pragë (video)

Si injorohet Aleksandër Vuçiç gjatë samitit në

Analisti britanik, Daniel Smith ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga samiti i djeshëm i Pragës, ku shihet injorimi që i kanë bërë liderët e vendeve të tjera, presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Shikoni sesi presidenti i Serbisë injorohet dhe izolohet gjatë takimit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian”, ka shkruar ai krahas videos.

Smith shton se kjo ndodh kur ke miq jo të mirë si Kina, Rusia apo Irani. Kujtojmë që Serbia është i vetmi vend në Rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Beogradi vijon të mbajë një sy nga perëndimi dhe një nga lindja.

Të fundit