Flash News

Rajoni

Sot votohet mocioni i besimit ndaj qeverisë së Zaev

Sot votohet mocioni i besimit ndaj qeverisë së Zaev

Ditën e sotme në orën 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të votohet për mocionin e besimit ndaj qeverisë së Zoran Zev.

Kërkesa për mocion u paraqit nga opozita pasi kryeministri Zoran Zaev refuzoi të paraqesë dorëheqjen në Kuvend.

Një ditë më parë partia LSDM refuzoi të pranonte kërkesën e Zaevit për dorëheqje dhe u shty në një afat të pacaktuar, për shkak të siç u tha, “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.

Për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve, nga 120 që ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Të fundit