Flash News

Rajoni

Studentët shqiptarë sërish në protestë në Shkup: Kërkojnë provimin e Jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë sërish në protestë në Shkup:

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut rikthehen sot në protestë, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Tubimi organizohet nën sloganin “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë” dhe pritet të nisë në orën 16:30 pranë Urës së Gurit. Organizatorët kanë ftuar artistë, sportistë dhe figura publike që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kërkesës së tyre.

Kjo është protesta e dytë e studentëve shqiptarë, pas refuzimit që Ministria e Drejtësisë i bëri kërkesës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Ndërkohë, kryeministri i RMV Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria po shqyrton mundësitë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Ai bëri të ditur se ekzekutivi është duke punuar mbi një propozim konkret, i cili pritet të prezantohet në ditët në vijim.

Të fundit