Flash News

Rajoni

"Të hëngrën shqiptarët", mamaja e 34-vjeçarit në lot pas atentatit që iu bë të birit në Athinë

"Të hëngrën shqiptarët", mamaja e

Mediat greke kanë bërë me dije se 34-vjeçari që u vra sot pas një atentati në një kafene në Athinë është Aristidh Papa dhe është nga e Shqipërisë që në Greqi e quajnë ‘’Epiri i Veriut’’.

Në një video që mediat greke kanë publikuar shihet e ëma e 34-vjeçarit në lot, e cila thitë në greqisht: ‘’Ari im, të hëngrën shqiptarët’’.

Siç duket, ajo akuzon disa shqiptarë për vrasjen e të birit, i cili i ka shpëtuar dhe një atentati në shkurt të këtij viti e ndërsa ka qenë dhe i arrestuar e i akuzuar për grabitje, vjedhje e trafik droge.

Sipas dyshimeve të para, vrasja e tij ka ardhur për shkak të përplasjes së bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.

 

Të fundit