Flash News

Rajoni

Tekat e motit nuk ndalen, flet eksperti grek: Pas të nxehtit përvëlues, priten rreshje shiu

Tekat e motit nuk ndalen, flet eksperti grek: Pas të nxehtit

Temperaturat e larta në disa zona të botës kanë shkaktuar mijëra vatra zjarri duke djegur e shkretuar bimës, madje e duke kërcënuar jetë njerëzish. Vala e të nxehtit vijon prej javësh.

Sipas mediave greke, meteorologu Klearchos Marousakis tregon se pas valës së nxehtësisë nuk do të jetë e habitshme nëse goditemi nga rrebeshe të forta shiu.

"Ne e pamë situatën në javët e fundit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore ku temperaturat jashtëzakonisht të larta u pasuan nga reshje të dhunshme shiu. Nuk do të ishte surprizë nëse një sekuencë e tillë e fenomeneve të motit ndodh afër 15 gushtit dhe më pas", shkruan në një postim meteorologu grek.

Sipas tij ditët termometri në ditët e ardhshme do të vijojë të mbetet në vlerat 40 dhe 43 gradë celcius, ndërsa gjatë natës temperaturat do të mbërrijnë në 32 dhe 34 gradë celcius.

"Ditët e ardhshme që do të pasojnë do të jenë të vështira, ku temperaturat do të mbeten mbi 40 dhe 43 gradë celcius. Ndërsa gjatë natës rënia e temperaturave do të jetë e vogël me temperatura afërsisht 32 dhe 34 gradë celcius në shumicën e zonave. Mund të kemi një kombinim të lagështisë relative me rritjen e valëve të nxehtësisë çka nënkupton një rritje të shqetësimit ”, thotë eksperti grek.

Të fundit