Flash News

Rajoni

Tensionet Kosovë-Serbi, Lajçak e Escobar diskutim publik në SHBA

Tensionet Kosovë-Serbi, Lajçak e Escobar diskutim publik në

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-ve, Gabriel Escobar do të mbajnë sot një diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e bërë nga Këshilli Atlantik, thuhet se progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës.

Takimi, i cili do të zhvillohet në orën 15:00 në Uashington, synon që SHBA dhe BE të parashtrojnë zgjidhje të mundshme për zbutjen e tensioneve Serbi-Kosovë dhe të krijojnë marrëdhënie më të qëndrueshme.

Të fundit