Flash News

Rajoni

Tjetër paralajmërim nga Greqia: Shkarkimi i Belerit do të përkeqësonte seriozisht marrëdhëniet greko-shqiptare

Tjetër paralajmërim nga Greqia: Shkarkimi i Belerit do të

Vjen një tjetër paralajmërim nga pala greke lidhur me rastin e Fredi Belerit, i zgjedhur si kryetar bashkie në Himarë, në zgjedhjet e 14 majit.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, në një intervistë për kanalin shtetëror ERT tha se  “paraburgimi i Belerit është i paligjshëm dhe cenon shtetin e së drejtës”, shkruajnë mediat greke. 

Sipas tij, qeveria greke që në fillim ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin, duke vënë në dukje se këto çojnë në një tension të përshkallëzuar, duke paralajmëruar se një shkarkim i Belerit do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Z. Gerapetritis deklaroi prerazi në ERT se nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë.

 

Të fundit