Flash News

Rajoni

Tragjedia me 14 viktima në Tetovë, Zaev: Nuk mendoj se e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqjen

Tragjedia me 14 viktima në Tetovë, Zaev: Nuk mendoj se e gjithë

Shpërthimi i bombolave të oksigjenit në Spitalin Modular të Tetovës, i mori jetën 14 pacientëve që po trajtoheshin ndaj Covid-19. Pas ngjarjes, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dha dorëheqjen nga detyra.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se nuk është i mendimit që e gjithë qeveria të japë dorëheqjen duke theksuar se tragjedi të tilla ndodhin në të gjithë botën.

“Tragjedi ndodhin në të gjithë botën. Siç kam thënë, e vlerësoj aktin e lartë moral të ministrit, zv/ministrit, drejtorit dhe drejtorit ekonomik. Kjo si një akt që mbi gjitha është marrë për shkaqe njerëzore, akt për shkaqe morale dhe etike…dhe ja ata kanë dorëzuar dorëheqjen. Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të jep dorëheqje për këtë”, deklaroi kryeministri i RMV.

“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve”, shtoi Zaev duke komentuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

 

 

Të fundit