Flash News

Rajoni

Tragjedia me 8 të vrarë, Vuçiç: Jemi në gjendje shoku, sulm ndaj gjithë vendit

Tragjedia me 8 të vrarë, Vuçiç: Jemi në gjendje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas masakrës së dytë të rëndë që ndodhi sot në Serbi.

Vuçiç u shpreh para mediave dhe kabinetit qeveritar se sulmi në fjalë ishte jo vetëm sulm ndaj 8 viktimave dhe 13 të plagosurve, por sulm ndaj gjithë shoqërisë serbe.

“Për herë të dytë në 48 orët e fundit duhet të shprehemi, edhe pse çdo fjalë që duam të themi është e vështirë, e tepërt dhe e pamjaftueshme. Ky ishte një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen. Nga pikpamja racionale do te shpall faktet dhe masat dhe themi atë që mendojmë se duhet të bëjmë.

Pas vrasjes së fëmijëve, të gjithë ishim në gjendje shoku. Dhe ne, detyra e të cilëve është të jemi gjithmonë të matur, racional, të përgjegjshëm, serioz, ecnim si zombi 24 orë në ditë, duke kërkuar një motiv dhe një arsye, pa mundur t’i gjejmë ato”, tha Vuçiç.

Presidenti serb njoftoi edhe masat që do të marrë qeveria në vijim.

“Ne do të marrim 1200 policë në 6 muajt e ardhshëm dhe do të transferojmë edhe 1000 policë të tjerë për të kaluar kohën në shkollë, në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, që përveç sigurisë, të ketë një polic pothuajse gjithmonë në shkollë, derisa të arrijmë niveli në një vit që ka gjithmonë në shkollë”, tha ai. Nëpërmjet kësaj, jo vetëm që do të rrisim sigurinë, por edhe do ta ulim dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80%”, shtoi Vuçiç.

Një 21-vjeçar qëlloi me breshëri automatiku pas një konflikti familjar duke lënë të vdekur 8 persona e duke plagosur 13 të tjerë. Autori u arrestua pak larg nga vendngjarja, ndërsa në kohën që ishte në arrati postonte në rrjeste sociale mesazhe kërcënuese për policinë.

Të fundit