Flash News

Rajoni

U vra nga bashkëshorti, mediat greke publikojnë foton e fundit që u gjet në celularin e Caroline Crauts

U vra nga bashkëshorti, mediat greke publikojnë foton e fundit që

Mediat greke kanë publikuar foton e fundit që kanë gjetur në celularin e 20-vjeçares britanike Caroline Crauts, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Charalambos Anagnostopoulos.

Në foton e publikuar, shihet bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, duke qëndruar i shtrirë në divan, së bashku me vajzën e tyre Lidia.

Ora është 00:23, kur kamera regjistron këtë lëvizje të çiftit. Ndërsa sipas raportit mjeko-ligjor, ngjarja ka ndodhur nga ora 4:05-4:11 e mëngjesit të 11 majit.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

U vra nga bashkëshorti, mediat greke publikojnë foton e fundit që

 

Të fundit