Flash News

Rajoni

Vullnetarë serbë i bashkohen luftës në Ukrainë? Vuçiç zemërohet me rusët

Vullnetarë serbë i bashkohen luftës në Ukrainë?

Lajmet ruse që pretendojnë se "vullnetarë" serbë po stërviten për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, kanë nxitur zemërim në Serbi, duke vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e saj të ngushta me Moskën.

Grupi mercenar i Rusisë, Wagner bëri video në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar me zemërim, duke thënë: “Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”.

Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se i jep përparësi miqësisë së saj të gjatë me Rusinë mbi ambicien e saj për t'u bashkuar me BE. Por ditwt e fundit duket se situate ka ndryshuar.

Duke lënë të kuptohet për marrëdhëniet më pak se rozë me Moskën, presidenti Vuçiç tha se Serbia jo vetëm që ishte "neutrale" në lidhje me luftën në Ukrainë, por se ai nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për "shumë muaj". Është e paligjshme që serbët të marrin pjesë".

 

 

Të fundit