Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Valixhja diplomatike/ Emisarë dhe komisarë
...numri i të dërguarve të posaçëm për vendet e Ballkanit Perëndimor është katër: Miroslav Lajçak, për dialogun midis Beogradit e Prishtinës nën ombrellën e BE-së, njëkohësisht edhe për Ballkanin Perëndimor, diplomati amerikan Gabriel Escobar, i emëruari i para pak kohëve të Foreign Office-t, Sir Stuart Peach dhe, tash së fundi, edhe gjermani Manuel Sarrazin.
nga Virgilius
Javën që shkoi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, zhvilloi një tour de force në disa vende të Ballkanit Perëndimor, plus Moldavinë. Për një arsye të pasqaruar për opinionin publik turi përfshinte jo të gjithë kryeqytetet ballkanike, por vetëm një pjesë syresh: Beogradin – nga nisi vizita -, Sarajevën e Prishtinën për të përfunduar në Kishinau. Ndërkohë që mbetën jashtë Tirana, Shkupi dhe Podgorica. Sidoqoftë, e rëndësishme është që në kulmin e agresionit rus kundër Ukrainës, politikania gjermane dhe ministrja e Jashtme e vendit më të fuqishëm të BE-së, gjeti kohë t’i kushtojë vëmendje kësaj pjese të Europës, e cila, jo rrallëherë, del nga fokusi i vëmendjes së të mëdhenjve dhe përbën lajm për mediat mainstream vetëm kur gjendet në zgrip të konflikteve.
Në një konferencë për shtyp para fillimit të misionit diplomatik, Baerbock u shpreh si rrallëkush me tone pendese se “haptazi duhet të themi se i kemi zhgënjyer dhe neglizhuar shumë prej këtyre vendeve vitet e fundit”, se “njerëzit do të na gjykojnë nga veprat dhe jo nga fjalët”, se “Gjermania është e interesuar në mënyrë thelbësore për stabilitetin politik dhe prosperitetin ekonomik të atyre vendeve të Ballkanit Perëndimor të orientuar nga Europa”, se “do të jemi avokatë të bisedimeve të ardhshme politike, si dhe të investimeve strategjike, kryesisht në burimet e energjisë së rinovueshme”, se “po udhëtoj në këto vende për të dëgjuar se çfarë njerëzit presin nga, si dhe për ta bërë të qartë se nuk do të lejojmë që ky rajon në zemër të Europës të jetë nën influencën e Moskës”, etj. etj. Në përmbyllje të parashtrimit të këtyre objektivave ambiciozë, të cilët, për hir të së vërtetës, nuk është se dëgjohen për herë të parë këtyre anëve, për të mos thënë që janë shndërruar në një leitmotif të parapëlqyer për të gjithë emisarët e Brukselit, ministrja Baerbock u shpreh se “për të gjitha këto arsye qeveria gjermane ka krijuar një funksion të ri, atë të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor”. Ky funksion do të kryhet nga politikani i gjelbër Manuel Sarrazin – me gjasë nga e njëjta parti e ministres së Jashtme -, i cili, sipas Baerbock, citoj: “Zemra e Sarrazin rreh për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tyre europiane”. Baerbock bëri të ditur, gjithashtu, se gjatë turit ajo do të shoqërohet nga politikani gjerman i lartpërmendur.
Për të rifreskuar kujtesën e lexuesve ia vlen të theksojmë se, aktualisht, numri i të dërguarve të posaçëm për vendet e Ballkanit Perëndimor është katër: Miroslav Lajçak, për dialogun midis Beogradit e Prishtinës nën ombrellën e BE-së, njëkohësisht edhe për Ballkanin Perëndimor, diplomati amerikan Gabriel Escobar, i emëruari i para pak kohëve të Foreign Office-t, Sir Stuart Peach dhe, tash së fundi, edhe gjermani Manuel Sarrazin.
Ma do mendja që nuk ia vlen të diskutojmë për rolin e të dërguarit të posaçëm të Departamentit të Shtetit Escobar, duke qenë se diplomacia dhe politika amerikane e kanë dëshmuar me kohë peshën dhe efikasitetin e ndërhyrjeve të veta në Ballkan, madje jo vetëm në kohë paqeje, por, dhe sidomos, në kohë konfliktesh të përgjakshme. E njëjta gjë shkon edhe për emisarin britanik, nisur nga fakti se Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE-së dhe, veç kësaj, ka qenë dhe mbetet e interesuar për Ballkanin dhe ekuilibrat e brishtë të tij.
Ndërkohë që nuk mund mos të të befasojë lëvizja më e fundit e Berlinit zyrtar. Të paktën për dy arsye: e para, duket sheshit që me këtë emërim ai i mbivendoset politikës së jashtme dhe atyre të integrimit e të sigurisë së Brukselit zyrtar – më konkretisht rolit të dy komisionerëve të BE-së, spanjollit Borrel dhe hungarezit Varhelyi, ndërkohë që, në një mënyrë ose një tjetër, sfidon, për të mos thënë nxjerr jashtë loje, ish-ministrin e Jashtëm sllovak, Lajçak, i cili prej dy vjetësh po orvatet, më fort pa sukses se me sukses, të zgjidhë nyjet gordiane ballkanike. E megjithatë, le të supozojmë se Berlini zyrtar e ka gjetur gjuhën me Brukselin dhe çdo mbivendosje, sfidë e karshillëk nuk janë gjë tjetër veçse hamendje analistësh e vëzhguesish të jashtëm, si puna e shkruesit të këtyre radhëve. Kështu që, në këtë pikë, ky problem ose hiçproblem, mund të konsiderohet i kapërcyer.
Tash le të kalojmë tek arsyeja e dytë, që në thelb ngjan edhe më e rëndësishme se e para. Sulmi rus ndaj Ukrainës dhe përpjekjet e kahershme të soft power-it rus në Ballkan, por edhe përtej tij, tregojnë se e ardhmja europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është dhe nuk mund të jetë më çështje kriteresh, standardesh, negociatash që shtyhen në kalendat greke, kapitujsh ose cluster-ash, statusesh e të tjera si këto, por çështje të mprehta gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Me fjalë të tjera në qoftë se politika nuk bën punën e vet dhe i mbivendoset burokracisë, atëherë çdo deklaratë mbetet retorikë boshe ashtu siç ka ngjarë deri më sot.
Në fund të këtij shënimi po përmendim një shprehje të urtë, të cilën, ministrja e Jashtme gjermane, por edhe të tjerë, ka të ngjarë të mos e kenë dëgjuar ndonjëherë: “Shumë mami e nxjerrin foshnjën sakat!”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38