Flash News

Rajoni

Video/ Kaos para Kuvendit të Beogradit, përleshën aktivistët dhe policia

Video/ Kaos para Kuvendit të Beogradit, përleshën aktivistët

Para fillimit të seancës së Kuvendit të kryeqytetit serb, Beogradit, hyrja e ndërtesës është bllokuar nga këshilltarët e qytetit, si dhe qytetarët me pankarta, me mesazhe kundër prishjes së Urës së Vjetër të Savës.

Policia ka qëndruar në hyrje të sallës së kuvendit dhe në një moment ka pasur edhe një shtytje me qytetarët dhe këshilltarët e mbledhur, raporton nova.rs.

Qytetarët mbanin pankarta me mbishkrimet “Nuk lëviz, dua të jetoj në bllokun 4”, si dhe “Nuk do të na murojnë! Blloku 4”.

Nisma “Ura mbetet”, e cila po kundërshton shembjen e Urës së Vjetër të Savës, u bëri thirrje qytetarëve dhe këshilltarëve të opozitës që të bllokojnë seancën ku duhet të vendoset buxheti i qytetit për vitin e ardhshëm.


Ndërkohë, ngjyrë e kuqe u derdh para Kuvendit të Qytetit të Beogradit.

Sakaq komuna ka vendosur shembjen e urës, simbol i qytetit, për të vazhduar me projektin “Beograd në ujë”.

Të fundit