Flash News

Rajoni

Video/ Përmbytjet në Itali, deri tani nëntë viktima

Video/ Përmbytjet në Itali, deri tani nëntë viktima

Shkon në 9 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur Italinë qendrore dhe veriore.

Pjesa më e goditur nga moti i keq është rajoni i Emilia Romanjës, ndërsa përllogariten edhe disa persona të zhdukur.

Viktima pati në Çezena dhe Ravena. Disa prej tyre u gjetën në katet e para të banesave të përmbytura, të tjerë, në automjetet e gjendur mes vërshimeve të ujërave.

Autoritetet evakuuan të paktën mbi 13 mijë banorë gjithsej në Çezena, Ravena dhe Bolonja, të cilët mbetën të pastrehë. Të 21 lumenjtë dolën nga shtrati në rajonin e Emilia Romanjës. Banorët thanë se ujërat vërshuan aq shpejtë sa për pak minuta mbushën katet e para. Vërshimet mbërritën deri në qendër të Bolonjës.

Moti i keq dhe përmbytjet dëmtuan rëndë edhe linjat elektrike, duke lënë pa energji 50 mijë banorë.

 

Të fundit