Flash News

Rajoni

Vritet me thikë polici në Maqedoninë e Veriut, dyshimet e para

Vritet me thikë polici në Maqedoninë e Veriut, dyshimet e para

Një efektiv policie është qëlluar për vdekje me thikë në Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat paraprake, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Veles.

Mediat vendase raportojnë se efektivi 40-vjeçar nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Burime jozyrtare bëjnë me dije vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie, pasi lidhur me ngjarjen është arrestuar një grua.

Megjithatë ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia për të dhënë më shumë detaje nga ngjarja.

 

Të fundit