Flash News

Rajoni

Vuçiç anulon paradën e shtatorit të EuroPride në Beograd, përmend tensionet me Kosovën

Vuçiç anulon paradën e shtatorit të EuroPride në

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se parada e shtatorit të EuroPride në Beograd nuk do të zhvillohet.

Njoftimi i Vuçiç vjen pasi mijëra njerëz marshuan në protestë kundër ngjarjes në fillim të këtij muaji.

Presidenti tha se nuk ishte i kënaqur me vendimin, por se Serbia duhej të përqendrohej në çështje të tjera, duke përfshirë çeshtjet me Kosovën, shkruan BBC

Organizatorët e paradës kanë thënë se parada do të vazhdojë gjithsesi.

Gjatë një konference për shtyp, Vuçiç tha se ngjarja e sivjetshme - e planifikuar të zhvillohet midis 12 dhe 18 shtatorit - do të "shtyhet ose anulohet" për shkak të "tensioneve të fundit me Kosovën, si dhe çështjeve rreth energjisë dhe ushqimit.

 

Të fundit