Flash News

Rajoni

Vuçiç bëhet nostalgjik, krahason takimin e tij të parë me Ramën, me atë të Titos dhe Enver Hoxhës

Vuçiç bëhet nostalgjik, krahason takimin e tij të

U mbajt sot dita e dytë e Samitit të “Ballkanit të Hapur” në Beograd, ku përveç vendeve që janë pjesë e nismës, u bashkuan edhe Hungaria, Turqia, si edhe Dritan Abazoviç.

Gjatë fjalës së tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u kthye pas në kohë kur kujtoi momentin e parë kur u takua me kryeministrin Edi Rama. Ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte krahasimi që Vuçiç bëri mes takimit të tij me Ramën, dhe takimit të zhvilluar 70 vite më parë mes diktatorit Enver Hoxha dhe Josip Bros Titos, Ish presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

“Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike e diplomatike.

Ndërkohë këto takime sot janë takime miqësore.

Por gjithashtu dhe komunitetet tona, bizneset. Unë jam shumë krenar të them që kemi marrëdhëniet më të mira në histori mes Beogradit dhe Shkupit. Besoj do të ishte një vendim i zgjuar që këto marrëdhënie të ruhen edhe në dekadat që do të vijnë”, u shpreh Vuçiç.

Të fundit