Flash News

Rajoni

Vuçiç telefonatë me Borrell: Me Ramën dhe Kovaçevskin vendosim nesër nëse shkojmë në Samitin e BE

Vuçiç telefonatë me Borrell: Me Ramën dhe

Në një bisedë telefonike, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar ministrin e Jashtëm evropian, Josep Borrell, se nesër në mesditë do të shpallet një vendim i përbashkët i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje ose jo në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Sipas medias serbe Tanjug, në prag të Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Vuçiç informoi Përfaqësuesin e Lartë Borel se ka biseduar me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm dhe se nesër do të shpallet një vendim i përbashkët për pjesëmarrjen e mundshme në samit.

Të fundit