Flash News

Rajoni

Vuçiç bisedë telefonike me Ramën, zbardh diskutimet

Vuçiç bisedë telefonike me Ramën, zbardh diskutimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeskin.

Lajmin e bëri me dije vetë presidenti serb përmes një postimi në rrjetet sociale. Vuçiç shkruan se diskutuan për krizën energjitike. Pavarësisht se shkruan se Ballkan i Hapur do të thotë paqe, Vuçiç thekson se ata diskutuan për takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit

“Unë fola me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçeskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të forte”, shkruan Vuçiç

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Të fundit