Flash News

Rajoni

Vuçiç bisedon me Blinken për tensionet në Veri: Kërkova lirimin e serbëve të arrestuar

Vuçiç bisedon me Blinken për tensionet në Veri:

  Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka këmbëngulur për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe ka mbështetur planin evropian për shtensionim.

Ky ishte qëllimi i një bisede telefonike që kryediplomati amerikan zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ishte vetë Vuçiç, i cili përmes një postimi në Instagram, gjatë bisedës me Blinkenin, ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.

I thash [sekretarit Blinken] se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”, tha Vuçiç.

Siç raportohet, Vuçiç gjatë bisedës me Blinken ka theksuar se dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale “janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet”.

Të fundit