Flash News

Rajoni

Vuçiç: E njoh Putinin më mirë se 99% e liderëve të botës, e kuptoj çfarë ka në mendje

Vuçiç: E njoh Putinin më mirë se 99% e liderëve

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pohoi se e njeh homologun e tij rus Vladimir Putin, më mirë se 99% e liderëve të tjerë të botës, madje ia di mendimet.

Në një intervistë për mediet e huaja, Vuçiç tha se presidenti rus u kap në befasi nga Perëndimi dhe tani ai poi u kthen ‘reston’.

“Besoj se Putin e njoh më mirë se 99 për qind e liderëve të botës dhe e kuptoj atë që ka në mendjen e tij. Mendoj se Perëndimi e befasoi në fillim dhe se tani është në një situatë ku nuk ka ku të shkojë dhe se ai po e befason më shumë Perëndimin dhe duhet të luftojë”, tha ai.

Presidenti serb u ndal edhe te qëndrimi i Serbisë për refuzimin e sanksioneve ndaj Moskës. Vuçiç tha se ka bërë gjënë e duhur dhe të drejtë për vendin e tij.

“Unë mendoj se ne kemi marrë vendimin më të drejtë dhe më të mirë për ne. Dhe si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan dhe ata vërtet duan që ne të vendosim sanksione që ata vetë nuk i vendosin”, shtoi Vuçiç.

Të fundit