Flash News

Rajoni

Vuçiç fiton zgjedhjet, kutitë e votimit në rajonin e banuar nga shqiptarët ishin pothuajse bosh

Vuçiç fiton zgjedhjet, kutitë e votimit në rajonin e

Aleksandër Vuçiç ka fituar një mandate të dytë. Në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën dje në Serbi, ai arriti të siguronte fitoren.

Këto zgjedhje erdhën në një moment të vështirë për Europën si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Vuçiç është pozicionuar në krah të presidentit Vladimir Putin.

Vëzhguesit thanë se pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 54.6 për qind, ndërsa rezultati zyrtar pritet të dalë mbrëmjen e sotme.

Pjesëmarrja në zgjedhjet në rajonin e banuar me shumicë shqiptare ishte e ultë ndërsa vëzhguesit thanë se kutitë e votimit për presidentin e Serbisë ishin pothuajse bosh. 

Opozita dhe organizatat humanitare e akuzojnë Vuçiçin për një stil sundimi autokratik, korrupsion, nepotizëm, kontroll të mediave, sulme ndaj kundërshtarëve politikë dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Të fundit