Flash News

Rajoni

Vuçiç: Kancelari gjermane i kërkon Serbisë t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Vuçiç: Kancelari gjermane i kërkon Serbisë t'i

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka kërkuar Serbisë që t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha të premten presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç theksoi edhe lidhjet ekonomike, veçanërisht në fushën e energjisë, dhe marrëdhëniet shumë të ngushta tradicionale me Rusinë.

Ne presim që këto sanksione të mbështeten nga të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Scholz.

"Është e rëndësishme të punohet që gjithnjë e më shumë vende t'i bashkohen sanksioneve, e së bashku me dërgesat e armëve, do të ndihmojnë Ukrainën të përcaktojë të ardhmen e saj," tha ai.

Serbia mbetet një nga vendet evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

 

Të fundit