Flash News

Rajoni

Vuçiç: KFOR-i refuzoi kërkesën tonë për kthimin e trupave ushtarake në Kosovë

Vuçiç: KFOR-i refuzoi kërkesën tonë për

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha sot se KFOR-i iu përgjigj negativisht kërkesës së tij për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë dhe theksoi se ata "aksidentalisht" e dhanë atë përgjigje negative në ditën e Krishtlindjes.

“Të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje, mendoj se diku e kam shpallur, mendoj se e kanë thënë në letrën e tyre të përpiluar me kujdes, dërguar ëeverisë së Serbisë për kërkesën e saj dhe pastaj përmes kabinetit ushtarak jam prezantuar edhe unë. Ata u përgjigjën sigurisht se konsiderojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Ushtrisë Serbe dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa iu referuan Rezolutës 1244”, tha Vuçiç për Pink.

Kujtojmë se kjo kërkesë e Vuçiç erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, por situata prej ditësh është e qetë, pasi Serbia u detyrua nga ndërkombëtarët për të hequr barrikadat.

Të fundit