Flash News

Rajoni

Vuçiç konfirmon vizitën në Moskë më pas bisedës me Putin

Vuçiç konfirmon vizitën në Moskë më pas

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj pas një bisede telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin. Në një video-mesazh të shpërndarë në Instagram, Vuçiç theksoi se diskutuan për çështjet kryesore që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë politikën, tregtinë dhe marrëveshjet ekonomike.

Vuçiç njoftoi se gjatë bisedës u fol për bashkëpunimin mes hekurudhave ruse dhe serbe, si dhe për një marrëveshje të mundshme për furnizimin me gaz natyror, që duhet të nënshkruhet para 31 majit. Po ashtu, ai theksoi shqetësimet mbi sanksionet e SHBA-së ndaj kompanisë serbe të naftës, NIS.

Presidenti serb e cilësoi telefonatën si të dobishme dhe të kuptimplotë, duke konfirmuar takimin e tij të planifikuar në Moskë më 9 maj.

 

 

Të fundit