Flash News

Rajoni

Vuçiç: Serbia do të lejojë eksportin e grurit në Shqipëri

Vuçiç: Serbia do të lejojë eksportin e grurit në

Presidenti i Serbisë deklaroi se eksporti i kontrolluar i grurit do të lejohet sipas marrëveshjeve të vendeve të rajonit, fillimisht drejt Shqipërisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ndalimin e eksportit të drithërave, Vuçiç tha se në kohën e ndalimit kishte kontrata për eksportin e 350 mijë tonëve grurë.

“I thashë qeverisë ndaloni eksportin, sepse 800 mijë tonë do të zhdukeshin nga rezervat e mallrave”, tha ai.

Ai tha se qeveria ka ndaluar eksportet për shkak të krizës, por për vendet e rajonit sipas tij, duhet bërë një përjashtim.

“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje, të nënshkruara me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë sa më shpejt eksportin e grurit në Shqipëri. Kjo u zgjidh për një kohë të shkurtër”, tha presidenti serb.

Ai shtoi se tregtarët janë në kërkim të eksporteve, jo fermerëve dhe se “të paktën 20 për qind më shumë se konsumi do të jetë në magazinë”.

 

 

Të fundit