Flash News

Rajoni

Vuçiç: S’ka bisedime për njohjen e Kosovës

Vuçiç: S’ka bisedime për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia është e gatshme të punojë me porpozimin evropian për dialogun me Kosovën, por me një ‘kusht’.

“Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiç, raporton REL.

Vuçiç ka deklaruar se në Bruksel është rënë dakord për bisedime dhe për asgjë më tepër.

“Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe Kurti u takuan në Bruksel më 27 shkurt, ku ranë dakord në parim për planin frank-gjerman. Takimi i radhës do të jetë më 18 mars. As Kurti dhe as Vuçiç nuk firmosën një marrëveshje.

Të fundit