Flash News

Rajoni

Vuçiç tregon qëndrimin e Serbisë: E respektojmë integritetin e Ukrainës, s’i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiç tregon qëndrimin e Serbisë: E respektojmë

Serbia nuk ka mbajtur një qëndrim të njëanshëm në luftën ruse në Ukrainë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nga ana tjetër nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë siç veproi SHBA dhe BE.

Në një konferencë për media, Vuçiç ka lexuar konkludimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku sipas tij, në pikë të parë Serbisë i vjen keq për gjithçka që ndodh në Evropën Lindore.

Ne i shohim rusët dhe ukrainasit si popull vëllazëror. Serbia është e përkushtuar ndaj parimit territorial. Bazuar në nenin 16 të Kushtetutës së Serbisë, një nga parimet themelore është respektimi i integritetit territorial të shteteve të tjera. Serbia mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës . Serbia do të udhëzohet nga mbrojtja e interesave të saj mbi Rusinë, nuk është jetësore për Serbinë të vë sanksione ndaj dikujt”, tha Vuçiç.

Të fundit