Flash News

Rajoni

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, Mitsotakis fiton bindshëm

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, Mitsotakis fiton bindshëm

Demokracia e Re ka shënuar një fitore dërrmuese 82.53% tw votova me diferencë prej më shumë se 22% nga SYRIZA, sipas të Ministrisë së Brendshme.

Mitsotakis, në një deklaratë për mediat pas fitores gjithëpërfshirëse në zgjedhje, dha mesazhin për punë të palodhur dhe përshpejtim të reformave pa arrogancë.

Ai thoi se besimi i treguar nga qytetarët, do të thotë se ka një borxh më të rëndë për t'i shërbyer vetë Atdheut. “Unë do t'i qëndroj besnik detyrës time kombëtare, të punës së palodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante”, tha ai.

Rezultatet sipas Ministrisë së Brendshme:

ND: 40.4
SYRIZA: 17.78
PASOK/KINAL: 12.82
KKE: 7.21
Spartanët: 4.76
Helenike Zgjidhja: 4.63
NIKI: 3.78
Pleussi Liria: 3.01

Në nivel mandatesh, përqindjet “përkthehen” si më poshtë:

Demokracia e Re 160
SYRIZA 49
PASOK 35
KKE 20
Spartanë 13
Zgjidhja Greke 13
Partia Fitore 13

 

Të fundit