Flash News

Rajoni

Zjarret, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Zjarret, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për shkak të situatës së krijuar nga zjarret.

Qeveria ka vendosur që kjo gjendje të qëndrojë në të gjithë vendin për 30 ditë. Ky vendim erdhi pas kërkesës së komitetit për koordinimin dhe menaxhimin e  krizave.

Me shpalljen e gjendjes së krizës, qeveria ka të drejtë që të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, komunave dhe Shkupit, kurse me marrëveshje shfrytëzohen resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionere.

Flakët kanë përfshirë shumë shtete të Europës, mes tyre Shqipërinë dhe Kosovën. Situata ka qenë më problematike në Turqi dhe Greqi. Dyshohet se zjarrvëniet kanë qenë edhe të qëllimshme.

Të fundit