Flash News

Rajoni

Zjarret në Greqi, mes trupave të djegur edhe dy fëmijë

Zjarret në Greqi, mes trupave të djegur edhe dy fëmijë

Pavarësisht mobilizimit të ekipeve zjarrfikës situata në Greqi është tejet e vështirë.

Me zjarret që janë thuajse jashtë kontrollit, Greqi po përballet me njëkohësisht me shuma vatra të ndezura në vende të ndryshme.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë do të zhvillohet një debat në parlament mes liderëve politike, kur priten të ndërmerren edhe masa.

Kujtojmë se në pyllin Dadias u gjetën 26 trupa të djegër.

Nga ana e tij mjeku ligjor i Aleksandopolis, Pavlos Pavlidis ekzaminoi  trupat e djegur që u gjetën në pikën ku ndodheshin pranë fshatit Avantas në pyllin e Dadias në Evros. Nga këqyrja rezultoi se mes trupave të djegur janë edhe dy fëmijë të mitur .

Të fundit