Flash News

Rajoni

Zv.kryeministri i RMV-së: Provimi i jurisprudencës do të jepet në shqip

Zv.kryeministri i RMV-së: Provimi i jurisprudencës do të jepet

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonia e Veriut, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme për studentët dhe profesionistët shqiptarë në vend, duke bërë të ditur se provimet e jurisprudencës do të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.

Në një intervistë për A2 CNN, Mexhiti u shpreh se çështja është diskutuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se ekziston dakordësi mes partnerëve të koalicionit për ta zgjidhur këtë problem.

Sipas tij, ndryshimet nuk do të prekin vetëm studentët e drejtësisë, por edhe profesionistë të fushave të tjera që duhet të kalojnë provime shtetërore për licencim.

“Sot na është premtuar që do rregullohet edhe çështja e provimeve të jurisprudencës. Provimet profesionale që në të kaluarën, kanë qenë në gjuhën maqedonase. Ne kemi arritur në dy vite, me këto rrethana dhe numra, të zgjidhim çështje që nuk janë zgjidhur në 20 vite. Sot e deklaruam, është marrëveshja e partnerëve në qeveri, që s’do zgjidhet vetëm çështja e provimeve të jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale, sepse ka provimeve për licencat e arkitektëve, për kontabilistët dhe shumë fusha të tjera. Do t’i përmbushim shumë shpejt, edhe pse numrat s’janë në favorin tonë”, tha Mexhiti.

 

 

Të fundit