Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rajoy takon Borisov: Na shqetëson pjesëmarrja e Kosovës në samit
Në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, të premten, Mariano Rajoy ka shprehur shqetësimin e Spanjës për samitin Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet më 17 maj në Sofie.
Rajoy raportohet t’i ketë thënë Borisov se “mund të marrë pjesë në darkën anëtare të BE-së një ditë përpara samitit, por për ditën pasuese ekziston një ccështje e rëndësishme.”
“Disa flasin për zgjerimin (e BE-së) me shtete të cilat nuk janë të njohura, edhe nga Spanja. Kjo na shkakton shqetësime”, mësohet të jetë shprehur kryeministri spanjoll.
Madridi prej muajsh ka nisur një fushatë të ashpër kundër Prishtinës, në një kohë kur vendi pret liberalizimin e vizave dhe mbështetjen për procesin integrues.