Flash News

KRYESORE

"Raketa" Rashica habit gjermanët, u tregon suksesin e golave nga distanca

"Raketa" Rashica habit gjermanët, u tregon suksesin e golave nga

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, po bën mjaft mirë në kampionatin gjerman. Ai luan për Werder Bremenin dhe ka shënuar gola shumë të rëndësishëm dhe të bukur këtë sezon.

Lojtari ka folur për sajtin e klubit dhe në lidhje me golat e shumtë nga distanca. "Kam shënuar gola nga larg dhe më parë. E di që jam i aftë të dërgoj topin në rrjetë. Më pëlqen të gjuaj nga larg. Pashë hapësirën dhe gjuajtja. Nëse nuk e provon, nuk do shënosh. Ndeshje pas ndeshjeje ndihem më mirë.

"Ishte e vështirë të qëndroja aq gjatë larg fushe. Po përmirësohem javë pas jave. Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të përmirësohem", - tha sulmuesi i Kosovës.

Të fundit