Flash News

KRYESORE

Raketa tjetër e Kim Jong-un, Shqipëria dënon veprimin e Koresë së Veriut

Raketa tjetër e Kim Jong-un, Shqipëria dënon veprimin e

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka dënuar sot me “termat më të ashpër” lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme nga Koreja e Veriut.

Në reagimin e ministrisë thuhet se “kjo shkelje e hapur, e përsëritur, e të drejtës ndërkombëtare dhe e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregon se regjimi koreanoverior është i vendosur të vazhdojë të sfidojë komunitetin ndërkombëtar duke përshkallëzuar më tej tensionin në rajon dhe kërcënuar në mënyrë serioze sigurinë globale”.

Qeveria shqiptare i bën thirrje RDPK të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean.​

Të fundit