Flash News

KRYESORE

Rakipi dhe Rama e nisin emisionin 1 orë me vonesë dhe me sherr

Rakipi dhe Rama e nisin emisionin 1 orë me vonesë dhe me sherr

Emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24 ka nisur një orë me vonesë nga orari zyrtar dhe shkak është bërë vonesa e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në Fier për mbylljen e fushatës.

Sikur të mos mjaftonte vonesa në transmetim, Rama dhe moderatori Ylli Rakipi e kanë nisur emisionin me sherr.

Rakipi e ka kritikuar Ramën për shkak se nuk pranoi të ishte në studio me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin, por kryeministri replikoi duke theksuar se ishte i gatshëm më 15 qershor që kjo përballje të zhvillohej në Gjirokastër, në një studio të improvizuar.

Sipas moderatorit, shkak për mosorganizimin e emisionin mër 15 qershor ishte gjendja e tij shëndetësore dhe refuzimi i dy analistëve për të bërë emisionin jashtë studios.

Të fundit