Flash News

KRYESORE

Rakipi: Rama kërkon të asgjësojë partinë e Ilir Metës, pse i trembet humbjes

Rakipi: Rama kërkon të asgjësojë partinë e Ilir

Gazetari Ylli Rakipi në emisionin ‘Në Fokus’ në Tv T ka komentuar përpjekjet e kryeministrit Rama për të zhbërë marrëveshjen që u arrit mes palëve, për reformën zgjedhore.

Sipas Rakipit Rama gjendet në panik nga frika e humbjes dhe në rast se humb pasojat do ishin fatale.

Sipas Rakipit, nëse Rama e humbet pushtetin, ai është mjaft i rrezikuar, për shkak të mënyrës si ka qeverisur dhe akteve që ka ndërmarrë në këto tetë vite.

Ai është në një gjendje frike, paniku dhe ankthi. Rama e di që më së shumti i humbet zgjedhjet dhe po përpiqet t’i fitojë ato në tryezë.

Edi Rama nuk kthehet dot mbrapsht dhe të humbasë zgjedhjet, sepse do të duhet të paguajë haraçin e atyre që ka bërë në Shqipëri dhe si e ka shkatërruar vendin. Ai kërkon të shpëtojë veten. Atij i rezulton që në zgjedhje, nuk duhet shkuar me koalicione. Kërkon të prishë aleancën e partive opozitare.  Ai kërkon patjetër të jetë kryeministër, ndryshe pasojat për të mund të jenë fatale”, tha Rakipi.

Rakipi tha gjithashtu se Rama po përpiqet të godasë veçanërisht LSI-në, ndaj edhe reagimi i kreut të shtetit ka qenë mjaft i ashpër.

“Me të gjitha lëvizjet që po bën Edi Rama, sulmon dhe kërkon të asgjësojë partinë e Ilir Metës, sic ka bërë në të shkuarën. Rama kërkon të ndryshojë Kushtetutën pak muaj para zgjedhjeve. Ky tmerr që ai ka, vjen edhe nga votat që merr Ilir Meta, të cilat bëjnë diferencën. Ne e dimë që pushteti ka kaluar, aty ku ka qenë Meta”, tha Rakipi.

Të fundit