Flash News

KRYESORE

Rakipi: Si do t’i pamundësojë zgjedhjet opozita reale

Rakipi: Si do t’i pamundësojë zgjedhjet opozita reale

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, gazetari Ylli Rakipi u shpreh i bindur se opozita (PD, LSI dhe aleatët) do t’i pamundësojnë zgjedhjet e 30 qershorit, “ndoshta fizikisht, me përplasje”.

Sipas tij, Shqipëria është drejt një konfrontimi dhe vetëm nëse bie Edi Rama, opozita do shkojë në zgjedhje.

Realisht Shqipëria është drejt një konfrontimi. Të dy palët po luajnë fort me nervat e njëra tjetrës. Opozita thotë nuk ka zgjedhje më 30 qershor, dhe e ka jetike. Ndërsa maxhoranca thotë me qetësi, ne do shkojmë në zgjedhje do fitojmë partitë, etj. Opozita reale e vërtetë,se kemi edhe opozitë të opozitës, nuk do të hyjë në zgjedhje. Nëse bie Edi Rama, opozita shkon në zgjedhje, ky është kusht thelbësor. Pa këtë kusht opozita është e asgjësuar. Është përsëritje e shëmtuar e një super çadre.” -theksoi Rakipi, ndërsa komentoi edhe se si opozita do të pamundësojë zgjedhjet, “ndoshta fizikisht, me përplasje” -tha Rakipi.

Të fundit