Flash News

KRYESORE

Rakipllari: Jozefina Topalli një fgurë artifciale e krijuar nga Sali Berisha

Rakipllari: Jozefina Topalli një fgurë artifciale e krijuar nga Sali

Në emisionin Zululandin tema e dikutimit ishte ishte lista e kandidatëve që kreu i Partisë Demokartike, Lulzim Basha, shpalli për zgjedhjet e 25­qershorit.

Rakipllari u shpreh se Lulzim Bashës mund t’i kërkojë llogari kushdo, por jo humbësit e 2013 duke ju referuar kështu Jozefina Topallit, Ridvan Bode, Arben Imami etj, të cilët janë jashtë kësaj liste. “Jozefina Topalli është një figurë artificiale e krijuar nga Sali Berisha dhe nuk ka ndonjë vlerë politike”­ theksoi Rakipllari.

Ndërsa, Enkel Demi e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se nuk mund të zerosh vlerat politike të disa personave që kanë mbi 20 vite në politikë të cilët nuk e mbështesin listen dhe kjo tregon sipas tij, që nuk i ke bërë llogaritë mirë ose ke patur një mllef ndaj njerëzve që të kanë kontestuar në këtë rrugëtim. Kurse Mustafa Nano u shpreh se Partia Demokratike duhet deberishizuar dhe jo dejozefinizuar

Të fundit