Flash News

KRYESORE

Rakipllari: “Venecia” legjitimoi 30 qershorin

Rakipllari: “Venecia” legjitimoi 30 qershorin

Gazetari Robert Rakipllari, duke iu referuar raportit të Komisionit të Venecias, mendon se presidenti nuk do të shkarkohet. Në emisionin “Zonë e Lirë”, Rakipllari sqaroi se raporti nuk thotë në asnjë pikë se Meta ka shkelur Kushtetutën, duke shtuar se Rama do e përdor atë për të legjitimuar procesin e 30 qershorit.

“Logjika e raportit ishte kjo; Presidenti e ka tejkaluar Kushtetutën, në asnjë vend thoshte që ishte shkelje e Kushtetutës. Ai thoshte se ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese. E thoshte qartazi që shkelja nuk është e rëndë për të nisur shkarkimin. Pavarësisht raportit Meta-mazhorancë, ky raport i jep një mundësi mazhorancës për legjitimimin e zgjedhjeve lokale. Mazhoranca ka dashur të legjitimojë zgjedhjet lokale. Venecia i ka rrëzuar Metës anulimin e zgjedhjeve, por jo që të niset një procedurë shkarkimi për të. Meta me këtë raport nuk e ha”, deklaroi Rakipllari.

Të fundit