Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ralf Gjoni i LSI: Krizëm e zgjidhim vetë. Zgjidhjet nga jashtë si pullat e kamerdareve të biçikletave
Sekretari për Mardhëniet Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni i ftuar në “Tonight Ilva Tare” tha se është pozitive që ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë shumë në krizën e fundit politike, duke theksuar se zgjidhjet duhet të jenë gjithmonë nga brenda.
Tha Gjonaj:
Ndërkombëtarët po tregohen të duruar ndryshe nga herë të tjera. Unë nuk e shoh këtë kontekst si një situatë ku ka vend për ndërkombëtarët pasi çdo gjë është kaq e zgjidhshme nga shqiptarët. Në demokraci ka probleme dhe problemet kërkojnë kohën e duhur për t’u zgjidhur.
Ne na duhet një zgjidhje nga brenda në qoftë se duam zgjidhje afatgjatë. Nëse duam zgjidhje si ato pullat e kamerdareve të rrotave të biçikletës i marrim me formula të parashkruara nga jashtë. Gjithmonë ka zgjidhje. Nuk duhet të jemi kaq fatalistë.