Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama u kërkon shqiptarëve të “ndajnë mendjen”. Në maj prezantohet plani për turizmin
Kryeministri Edi Rama gjatë një videomesazhi në Facebook, deklaroi se në muajin maj do të ketë një plan për turizmin. Por ai la të kuptohet se situata nuk do të ndryshojë shumë, pasi paralajmëroi se vendimmarrjet do të jenë dinamike.
"Brenda gjysmës së parë të majit do të kemi planin tonë për turizmin, prandaj nuk do të lejojmë të degradojë gjendja solide, pavarësisht stresit. Cdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë, prandaj pas cdo hapi mund të tërheqim frenat e emergjencës nëse do të ketë rritje të rasteve. Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Vendimmarrjet do të vijojnë që të jenë dinamike. Prandaj mos u qani se rregullat ndryshojnë shpesh. Nëse nuk do të kishim marrë masat dhe nëse nuk do ta kishim ulur kurbën nën parashikimin tonë më optimist, falë kësaj lufte, sot nuk do të mërziteshit pse kjo leje, autorizim dhe vërtetim, por do ta qan për shumë të vdekur dhe të plagosur në spitale. Mendoni vetëm këtë”, tha ai.
Sipas Ramës, shqiptarët duhet të mbledhin mendjen, pasi realiteti i ri nuk do të jetë më si më parë. “Duke kërkuar normalizimin duhet të ndajmë mendjen se kush e di për sa kohë normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim më parë, pasi jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe akoma më e rëndësishme duhet të kemi një sjellje të re secili në raport me sigurinë dhe do të duhet t'i imponohemi njëri tjetrit të gjitha ato kushte dhe rregulla që kërkon mbrojtja e normaliteti të ri për të mos u kthyer aty nga ku dolëm. Deri tani me kaq shukë sukses”, tha Rama.