Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Rama 2"/Bejko: Sot Edi Rama ishte thjesht spikeri, veproi sipas testamentit të Ramiz Alisë
Edhe kryetari i PD-së Gjirokastër, Roland Bejko, ka reaguar për qeverinë e re të Ramës. Ja postimi i tij:
“Ramiz Alia, si i fundmi diktator komunist i Shqipërisë vërtet ka ikur fizikisht nga kjo botë, por litarin e tashëgimisë së pushtetit e ka lënë si Nastradini jashtë varit të tij. Dhe andej nga thellësitë e Hadit ( të errësirës) ku gjendet ai e lëshon dhe e tërheq litarin e pushtetit sipas rastit e sipas njerëzve. Varet nga rrethanat. Por varet edhe nga partitë. Kur në pushtet është PS, e tendos më shumë, kur është PD e tërheq herë pas here, për ndonjë “bir” a ndonjë “bijë” nga familja e vjetër komuniste.
Nëse mendon kush se Kryetari i Parlamentit, një ish ministër i brendshëm i diktaturës komuniste dhe anëtarët e kabinetin qeveritar, mes të cilave edhe e bija e njërit prej anëtarëve të byrosë politike famëkeqe të diktaturës, i emëroi Edi Rama me mendjen e vet, gabon rëndë.
Sot Edi Rama ishte thjesht spikeri. Një spiker me zërin që i drudhej, jo i qetë, nervoz, agresiv, gati i droguar. Ai është aty, të egzekutojë testamentin, pikë për pikë, me besnikëri të verbër ndaj Atit shpirtëror.
Hartuesi i vërtetë i listës është SISTEMI. Është BLLOKU, është “Kushtrimi i Brezave”, është dora e oligarkëve të Nushëve&Co, ish-komunistëve që u shndëruan brenda natës në kapitalistë dhe që operojnë pikë për pikë sipas testamentit të Ramizit në 1990-ën.
Po, po, po përmbushen pikë për pikë pikat e testamentit që ka lënë në sirtar Ramiz Alia. Është klubi i LANÇ-it, janë gjysëm opingarët që morën pushtetin në 1944 duke përmbysur me gjak elitën e pasur dhe ajkën intelektuale të këtij vendi, ata që bëjnë sot ligjin në këtë vend, që drejtojnë të gjitha pushtetet dhe që kontrollijnë 90 % të pasurisë kombëtare.
Po, po është ai SISTEM që ne për 27 vjet nuk e përmbysëm dot, nuk e zhbëmë dot, nuk e tjetërsuam dot. Madie i shërbyem, herë për interesa paraje, herë nga naiviteti, herë nga besimi, herë të gënjyer, dhe shumë herë, pse jo, nga idealizmi naiv për një demokraci par excellence…
Po po, nuk është Edi Rama ai që hartoi listat e kabinetit qeveritar dhe drejtimit të parlamentit.
Është Ramiz Alia me pasardhësit e klubit të tij. Janë ata që me duart e tyre të padukshme luajnë telat e kukullave politikë dhe ekonomikë në këtë skenën e qelbur të teatrit absurd që luhet për këtë spektatorin tonë naiv që e ha sapunin për djadhë, lehtësisht.
Sistemi politik në Shqipëri, është si rrjeta e MATRIX.
Nuk të lë të depërtosh brenda saj sado ta meritosh, sado të përpiqesh, sado i dobishëm të jesh, sado i aftë, profesionist, i moralshëm a i ndershëm qofsh. Sidomos po ishe i ndershëm, jo ishbashkëpuntor, jo ishspiun, jo me lidhje të forta me të shkuarën komuniste ti individi i thjesht shqiptar nuk ke asnjë shans. Përkundrazi, për ta ti je i rrezikshëm, i padëshiruar, i urryer, i huaj. Ka të tillë plot socialistë, por jo.Ky SISTEM i flak dhunshëm. Duhen pinjollët e bllokut në qeverim. Prandaj shqiptarët e theshtë po ikin përditë e më shumë nga ky vend sepse nuk kanë asnjë pikë pjekje me të.
Pushteti në Shqipëri është një sistem i mbyllur, i kontrolluar, nepotik,i trashëgeshëm.. i KRIMINALIZUAR !
Kjo është sfida e re për Lulzim Bashën.
■ NDARJA E QARTË NGA TRASHËGIMIA KOMUNISTE E RAMIZ ALISË!
NDARJE DHE DISTANCIM I QARTË NGA TRASHËGIMIA E PRAKTIKAVE TË REKRUTIMIT NË NIVELE TË LARTA BRENDA PD-SË TË PINJOLLËVE QË VIJNË NGA TRASHËGIMIA E SIGURIMIT TË SHTETIT DHE DREJTUESVE TË LARTË TË NOMEKLATURËS TË LIDHUR SOT ME OLIGARKËT QË I FINANCOJNË HAPUR ME PARA DHE MEDIA.
■ KONSIDERIMI I TYRE NGA PD SI KUNDËRSHTARË TË PËRJETSHËM.
Ndryshe Shqipëria do jetë pengu i përjetshëm i pinjollëve, dhe brenga e përjetshme e çdo shqiptari që mezi e shtyn jetën nën thundrën e tyre këtu a në arati qofshin.
Kjo që ndodhi sot, është pushkatimi i dytë i viktimave të diktaturës, është gjithashtu një shpullë e rëndë për të gjithë ne që besuam në vitet 90-të se me rënien e bustit, fitoren e pluralizmit politik dhe fjalën e “lirë” shembëm komunizmin. Gjenerata e ’90-ës e humbi shansin për të jetuar të lirë në një Shqipëri demokratike.
Sot për fajet tona, po marim në qafë dhe fëmijët tanë, gjeneratën tjetër, duke i lënë “të qeverisen” nga të njëjtët pinjollë.
Tani ne si opozitë duhet të bëjmë shpejt e shpejt disa gjëra:
- T’ju kërkojmë ndjesë fëmijëve tanë që e lamë fatin e së ardhmes së tyre në duart e përgjakura të pinjollëve komunistë.
- Të hartojmë urgjent strategjinë e përmbysjes së tyre me të gjitha mjetet demokratike.
- T’ju heqim mundësinë e rëmbimit të votës që ndërtuan strategët e tyre në zgjedhjet e fundit për të mos u ndëshkuar më sërish në zgjedhjet e rradhës.
- Të hartojmë një program të djathtë, përfaqësues të shtresave që mbështesin dhe shpresojnë te PD si një akt besimi me elektoratin shqiptar.
- Të demokratizohet PD duke nxitur garën e hapur dhe meritokracinë, si njësi motivimi në sistemin e saj të brendshëm. Etj, etj.
Me gafat e tij, Edi Rama na i bën më të lehtë opozitarizmin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38