Flash News

KRYESORE

Rama akuzon opozitën: Po i bën shantazh Shqipërisë

Rama akuzon opozitën: Po i bën shantazh Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama i mbylli takimet elektorale në qytetin Korçës. Kandidat për këtë qytet për PS është sërish Sotiraq Filos, i cili kërkon një mandat të dytë.

“Është një plan i mirëmenduar për t’i ikur djegësisë. Duan të dëmtojnë procesin e reformave, që të mund të përfitojnë. Janë mësuar me socialistin e mirë që ecën me idenë ti hapë rrugë budallait. Por jo më.

"Megjithëse nuk kemi kundërshtarë unë shoh përballë meje masën më të madhe të njerëzve që janë mbledhur për të mbështetur PS-në, për të mbështetur një kandidaturë të PS-së, dhe besoj kjo lidhet me faktin që ju jeni këtu jo thjesht për të mbështetur Sotiraq Filon, por familjen dhe qytetin tuaj.

Më 30 qershor asgjë nuk do të bëhet. Opozita ka një hall të madh, që ne do t’ua zgjidhim më 30 qershor. U thoni të afërmve me PD, mos merrni veten në qafë. sepse jo vetëm do i kapë ligji këtu, pro as jashtë nuk do të dalin dot. Do të ngelin këtu brenda. A ia vlen të lësh Selanikun për Monikën? As Kastoria nuk lihet.", tha Rama.

Të fundit