Flash News

KRYESORE

“Rama anulon vizitën në Elbasan”, deputeti i PD: Disa miq më thanë se kishin vënë bast

“Rama anulon vizitën në Elbasan”, deputeti i PD: Disa miq

Deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën e planifikuar me mësuesit gjatë paradites në Elbasan.

Sipas tij, frika nga protestat ka bërë që ai ta zhvendosë takimin gjatë orëve të mesditës.

Postimi i plotë:

Edi Rama i frikësuar shtyn takimin me mësuesit në Elbasan

Frika ruan vreshtin - thotë populli; dhe Edi Rama po e zbaton këtë për vete.

Me frikë deri në palcë nga prania e opozitës në Elbasan, ka shtyrë për pasdite takimin e planifikuar në mesditë

me mësuesit, të cilët do t’i lërë pa punë nga mbyllja e shkollave, për shkak të braktisjes masive.

Disa miq me thanë se kishin vënë bast se do ta bëj njësoj si me Shkodrën, pak kohë më parë, kur e anulloi fare vizitën nga frika e protestave.

Frika i ka kapur palcën!

Të fundit