Flash News

KRYESORE

Rama: Arsyeja e vetme pse shqiptarët kërkojnë azil në vendet e BE-së

Rama: Arsyeja e vetme pse shqiptarët kërkojnë azil në vendet

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së mbajtur para mediave, ju përgjigj edhe disa prej komenteve të bëra në rrjetet sociale.

Një prej komentuesve, i solli në vëmendje Ramës faktin se shumë shqiptar janë larguar nga vendi në këto vitet e fundit.

Kryeministri tha se largimi i shqiptarëve është çështje e lëvizjes së lirë ndërsa fakti që shqiptarët kërkojnë azil politik në vendet e Bashkimit Europian, për kreun e qeverisë ka vetëm një arsye, pasi Shqipëria nuk është anëtare e BE-së dhe shqiptarët nuk kanë akses në tregun e punës.

Ndërkohë, sa i takon shifrave për shqiptarët e larguar jashtë vendit, Rama i cilësoi si propagandë.

“Çështja e atyre që dalin, ikin, vijnë, është çështje e kohës dhe e lirisë, e lirisë për të lëvizur. Nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës, jemi një vend i lirë fatmirësisht dhe njerëzit kanë lirinë e lëvizjes.

Nëse shqiptarët kërkojnë azil politikë kjo ndodh vetëm për një arsye sepse ende nuk jemi anëtarë të Bashkimit Europian dhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës.

Sa për ikjet në numër po të them vetëm kaq, që nga Kroacia, një vend më i zhvilluar, anëtare e BE-së, kanë ikur në një vit më shumë sesa nga Shqipëria. Dhe, ndërkohë, shifrat e ikjeve nga Shqipëria janë propagandë”, u shpreh Rama.

 

Të fundit