Flash News

KRYESORE

Rama: Askush s’ka ngelur pa pyetur veten nëse Meta ka ikur nga mendja e kokës

Rama: Askush s’ka ngelur pa pyetur veten nëse Meta ka ikur nga mendja

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se me sjelljen e tij, presidenti Ilir Meta ka bërë shumë shqiptarë që të mendojnë se ka ikur nga mendja e kokës. Nga foltorja e parlamentit kreu i ekzekutivit u shpreh se presidenti më shumë se një herë ka cenuar autoritetin e Kuvendit, duke kthyer mbrapsht ligje të miratuara nga ky parlament, e jo pak herë e ka fyer këtë parlament duke e quajtur ilegjitim

Rama shtoi se me veprimet e tij, meta ka ngatërruar tërë dynjanë.

“Si mund të thotë një President në një konferencë për shtyp që jam gati të bëj testin mendor? Askush nuk ka mbetur pa pyetur veten, se mos vallë ky njeri ka ikur nga mendja e kokës? Po kjo pyetje mund të çojë në drejtim të gabuar, sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit që gënjen veten për të gënjyer të tjerët. Sfida më e madhe, thotë Dostojevski, është të mos gënjesh veten jo të tjerët.

Po nëse Ilir Meta ja lejon vetes të ngatërrojë tërë dynjanë, poshtërimin e Institucionit të Presidentit të Republikës, ky parlament nuk mund t’ia lejojë vetes këtë rrezik komedie ndërkombëtare. Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën më shumë se sa një herë, ka penguar arbitrarisht dekretimin e ministrave.

Më shumë se një herë ka cenuar autoritetin e Kuvendit, duke kthyer mbrapsht ligje të miratuara nga ky parlament, ndërsa jo pak herë e ka fyer këtë parlament duke e quajtur ilegjitim dhe ka kërcënuar duke kuptuar shpërndarjen e tij. Në tërë historinë e demokracive parlamentare, aq larg ka shkuar Presidenti, saqë edhe paraardhësi i tij duket si Xhefersoni, krahasuar me Metën.", tha Rama në parlament.

Të fundit