Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Rama asnjë fjalë për 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, por nis ‘betejën’ ligjore me Haradinajn
Në ditën kur masakra e Reçakut, një nga ngjarjet që tronditën mbarë opinionin ndërkombëtar shënon 21 vjet, kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk reagoi, por nis ‘betejën’ ligjore me kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinajn.
Padia në ngarkim të Haradinajt u dorëzua të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe e akuzon atë për shpifje, ndërsa kërkon kompensim të dëmit.
Në padinë me mbi 30 faqe, akuzohet se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.
Kjo padi ka ngjallur reagime të shumta si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, duke e cilësuar aktin e kryer nga Rama si të turpshëm.
Përplasjet në distancë ndërmjet dy kryeministrave shqiptarë janë përsëritur disa herë gjatë vitit të shkuar. Haradinaj ka akuzuar vazhdimisht presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, atë të Serbisë, Aleksandër Vuciç dhe kryeministrin Rama, si liderët që kanë punuar në drejtim të realizimit të shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Padia e Ramës/ Haradinaj: Plotësisht e pabazuar, Kosova ka njerëz që i dalin për zot