Flash News

KRYESORE

Rama bashkëbisedim me qytetarët e njësisë 11 për... memet: Meta gaboi shumë

Rama bashkëbisedim me qytetarët e njësisë 11 për...

Kryeministri Edi Rama ka nisur një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr 11 në Tiranë, ndërsa në tavolinë ishin prezent edhe kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e përfaqësues të tjerë të PS.

Ndërsa u ndal sërish te akti i presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit, i votuar kundër dje në parlament me 100 vota, Rama deklaroi sërish se Meta gaboi shumë.

“Ai akt është befasi për historinë e republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Shteti si koncept e mban firma, fjalën e merr era. E hodhi firmën s’mund t’i kthehesh dot firmës tënde.

Si qenka kjo unë firmos, unë ç’firmos. Gaboi shumë, është pjesë e planit, nuk është lajthitje...Tani nuk mundet dot”, tha Rama, ndërsa biseda devijoi duke diskutuar për memet në rrjetet sociale, nisur edhe nga një postim që Rama postoi këtë mëngjes në profilin e tij, një filxhan kafeje me një nr 30.

“U shfaq një si gjarpër, tu këput dhe doli numri 30”, tha Rama, i cili u kthye pas sërish në kohë dhe kujtoi marrëveshjen e 2017-ës me kreun e PD, Luzim Basha dhe rolin e ish presidentit Bujar Nishani.

“Kur ne bëmë marrëveshje me Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes, dhe zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon dhe thoshte sillni letrën e konsensusit për të shtyrë zgjedhjet me një javë.

Kemi firmosur bashkërisht dhe e kemi çuar në Presidencë. Erdhi puna dhe të duket Bujar Nishani burrë shteti. Tek dekretet si i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë fjalim kundër por e firmosi. Nga pikëpamja institucionale ai nuk ka lëviz lëre se çfarë thoshte kur merrte telefonin.

Shqetësimi i tyre është tjetër që po ecën gjërat normalisht, po nuk pati konflikt hapen negociatat dhe fillon kapitulli 23-24”, tha Rama.

Të fundit