Flash News

KRYESORE

Rama bën “autogol” me fotot e Cërrikut të “Rilindur”

Edi Rama, në vazhdën e propagandës së tij për rilindjen e Shqipërisë, ka bërë sot një shfaqje e cila duket se i është kthyer në “boomerang”.

Në fakt, kryeministri ka dashur të paraqesë rehabilitimin e pak metrave shesh në qendër të qytetit të Cërrikut, por nga fotografia e bërë natën e këtij sheshi, duket se përveç pak llampave ndriçim të kësaj qendre, e gjithë pjesa rjetër përreth është një terr thuajse total.

Një gjë e tillë, dëshmon se përveç shëklqimit-fasadë të qendrës, pjesa tjetër është tërësisht pa infrasrukturë dhe ndriçim, që nga rrugët e brendshme, e deri te ato që lidhen me akset nacionale.

Cërriku njihet si një ndër qytetet e Shqipërisë që vuan më tepër varfërinë dhe ku një pjesë e madhe e familjeve të këtij qyteti jetojnë vetëm me ndihmë sociale.

Të fundit